Google ADS

Sot 24 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

08:34 | 28 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Sot 24 vjet më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) bëri daljen e saj të parë në skenë.

28 Nëntori festa e Ditës së Flamurit, përpos që na kujton këtë festë kombëtare na kujton edhe daljen e parë të UÇK-së në skenë, në vitin 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt, transmeton arbresh.info

Ndër motivet kryesore që UÇK të dilte para publikut ishte edhe vrasja nga forcat serbe e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.

Të parët që dolën para publikut si ushtarë të UÇK-së  në varrim e mësuesit ishin, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi.

Kujtojmë që deklarata e UÇK-së, për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme