Fushata elektorale e subjekteve dhe koalicioneve politike përfundon sonte. Fokusi i tyre gjatë këtyre ditëve ishte kryesisht te zhvillimi i ekonomik, ku përfshiheshin rritja e buxhetit, zbutja e papunësisë, përkrahja për bizneset dhe prodhuesit vendor, po nuk munguan as premtimet për rritjen e pagave, pensioneve, si dhe përmirësimin e gjendjes në shëndetësi e arsim.
E derisa të shtunën është heshtje zgjedhore, të dielën, duke filluar nga ora 07:00, hapen qendrat e votimit, ku qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin koalicionin apo partinë që do t’i përfaqësojë në katër vitet e ardhshme në Qeveri dhe Kuvend.
KQZ-ja ka certifikuar gjithashtu edhe listën përfundimtare të votuesve e cila përmban 1 milion e 872 e 941 qytetarë me të drejtë vote, apo krahasuar me vitin 2014, 155 mijë e 202 votues më shumë. Janë 118448 votues të rijnë në këto zgjedhje që përfshihen për herë të parë.
KQZ-ja ka bërë certifikimin e 292 anëtarëve të subjekteve politike. Risi tjetër për këto zgjedhje është se për herë të parë trupat menaxhuese menaxhojnë procesin me rregullat për komisionet komunale dhe rregullën për këshillat e fletëvotimeve, dhe një udhëzim që përcakton të gjitha përgjegjësitë konkrete për menaxherët e qendrave të votimit.
Numri i qendrave është 889 me 91 qendra të votimit të shtuara në krahasim me zgjedhtë e vitit 2014-të. Ndërkaq, sipas të dhënave, në krahasim me vitin 2014, KQZ-ja këtë vit ka larguar si persona të vdekur 38 mijë e 542 votues.
Deri më tani KQZ-ja ka akredituar 21 mijë e 452 vëzhgues për vëzhgimin e procesit zgjedhor, që përfaqësojnë subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, organizata dhe institucione ndërkombëtare, si dhe organizata jo-qeveritare vendore.
Kurse, në ditën e zgjedhjeve komisionerët do ta nënshkruajnë një kod të mirësjelljes për t’iu përmbajtur rregullave dhe ligjit.
Gjithashtu, edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë përgatitjet dhe planin e veprimit për ta përballuar me sukses këtë proces zgjedhor ankimor. Paneli përbëhet nga 10 gjyqtarë, anëtarë, përfshirë edhe kryesuesin, stafin prej 10 zyrtarëve të përhershëm të institucionit të sekretariatit, si dhe 10 zyrtarë të përkohshëm të angazhuar për këto zgjedhje.
Policia ka bërë një urdhër operativ me qëllim të krijimit të një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Policia do të bëjë sigurimin e Qendrave të Votimit, Këshillave Komunale të Zgjedhjeve, Depove Komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe Depove Qendrore, pastaj do të bëj përcjelljen e sigurt dhe sigurimin e të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor, si dhe inicimin e çdo vepre penale kundër së drejtës së votimit.
Në terren janë të koordinuar dhe caktuar 100 prokurorë, së bashku me staf mbështetës, të cilët do të operojnë dhe kooperojnë në 38 Komuna të Republikës së Kosovës, bashkë me hetuesit e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se është paraparë që, në të gjitha rastet kur kanë informata se në qendrat e votimit dhe në vendvotime ka keqpërdorime të procesit zgjedhor nga stafi i emëruar i KQZ-së, Kryesuesi i këshillave të vendvotimeve dhe anëtarët tjerë që janë të obliguar të raportojnë keqpërdorimet e nuk e bëjnë, Policia e Kosovës do të ndërmarrë veprime operative me qëllim të verifikimit të tyre dhe në bazë të kompetencave që kanë do të njoftojnë Prokurorin kujdestar i cili vendos për inicimin e procedurave ligjore.
Sipas tyre, vëmendje do t’i kushtohet edhe deklaratave publike në formë të informatave të pavërteta apo të pakonfirmuara, duke shtuar se nga e kaluara kanë pasur raste të deklaratave të tilla të cilat kanë mundur të jepen për interesa të caktuara, por kanë ndikuar negativisht në opinion lidhur me procesin zgjedhor.
Ata ka thënë se të gjithë ata persona të cilët dalin me deklarata publike të pavërteta, do të jenë subjekt i procedurave hetimore, nga se deklarimi i rremë është vepër penale.
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...