Google ADS

Sonte hapet Tregu i Krishtlindjes në katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë

18:16 | 1 Dhjetor 2018
A. B.

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë sot do të hapet Tregu i Krishtlindjes nga ora 19:00 ku do të shërbehet verë e vëluar, hot chocholate, çaj i nxehtë si dhe dekorime për krishtlindje.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Kishës Katolike të Kosovës, Fatmir Koliqi, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka treguar se ky treg do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit dhjetor çdo ditë nga ora 17:00 deri në 22:00.

Të hollat që do të mblidhen do të dedikohen bamirësi.

Ky është postimi i plotë i Koliqit:

SOT HAPET TREGU I KRISHTLINDJES TE KATEDRALJA

ORA 19:00

Gjithçka gati për hapjen e Tregut të Krishtlindjes te Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në ora 19:00 ku do të shërbehet verë e vëluar, hot chochlate, çaj i nxehtë, të shoqëruar me muzikë të Adventit dhe të Krishtlindjes.

Në Treg mund të gjeni edhe Kurora të Adventit dhe dekorime tjera të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Tregu do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit dhjetor, çdo ditë nga ora 17:00-22:00.

Të gjithë hyrat nga shitjet dedikohen për bamirësi.

Mirë se vini!

Të ngjashme