Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor.
Rreth 74% e mbi një mijë respodentëve kanë thënë se do të dalin në zgjedhje. Mbi 13% kanë dhënë se nuk do të marrin pjesë që në zgjedhje. Ndërsa rreth 13% të tjerë ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë apo jo në zgjedhje.
Mbi 31% e qytetarëve mendojnë se zgjedhjet e planifikuara të mbahen me 17 tetor duhet të shtyhen.
Rreth 48% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen. Rreth 21% nuk kanë pasur përgjigje.
Rreth 77% e qytetarëve mendojnë se partitë politike janë përgjegjëse për tubimet që po mbahen në kohë pandemie. 23% përgjegjësinë për këto tubime ua lanë përkrahësve të partive politike.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës