Sondazhi nga ‘IRI’: Kosovarët më së shumti i besojnë Forcës së Sigurisë së Kosovës

12:44 | 31 Korrik 2024
KRG

Një shumicë prej 67% e kosovarëve, i besojnë më së shumti Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu figurojnë të dhënat e një sondazhi të realizuar në Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Në pyetjen se: Deri në çfarë mase i besoni ose nuk i besoni secilës prej institucioneve si vijon?, kosovarët i besojnë me 67% për qind FSK-së dhe 62 për qind Policisë së Kosovës.

Ndërkohe 31 për qind Zyrës së Presidentes, 28 për qind Zyrës së Kryeministrit, 21 për qind institucioneve religjioze, 15 për qind komunitetit ndërkombëtar, 11 për qind mediave.

Të ngjashme