Kosova dhe Shqipëria janë në grupin e vendeve më të korruptuara të botës. Ndërsa, Kosova në listën e 149 vendeve të botës, të përfshira në sondazh, renditet në vendin e nëntë, Shqipëria renditet e nëntëmbëdhjeta.
Sipas ‘Monitor’, e cila ka përpunuar të dhënat e sondazhit Gallup, në kuadër të Indeksit të Lumturisë, Shqipëria është një nga vendet ku perceptimi i korrupsionit nga qytetarët e saj është ndër më të lartët në botë, sipas nën-indeksit të korrupsionit, të matur si pjesë e Indeksit të Lumturisë të publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Një nga treguesit që shërbente për të matur indeksin e lumturisë ishte niveli i perceptuar i korrupsionit. Kompania ndërkombëtare e Sondazheve Gallup, anketoi rreth 1,000 individë në rreth 150 vende të botës. Në treguesin e korrupsionit, perceptimi u mat përmes dy pyetjeve “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”. Sa më i ulët indeksi, aq më i lartë është perceptimi për korrupsionin.
Sipas raportit, rezulton se Shqipëria për perceptimin e korrupsionit merr një pikëzim prej 0.032, duke u renditur në vendin e 19 ndër shtetet, qytetarët e të cilëve mendojnë se janë të ‘zhytura’ në korrupsion.
Shtetet me perceptimin më të lartë të korrupsionit në botë janë Lihuania, Bulgaria, Ukraina. Nga vendet e rajonit, Kosova është më keq se Shqipëria, ndërsa edhe në shtetin fqinj, Italinë, perceptimi i qytetarëve për korrupsionin është shumë i lartë.
Vendet që qytetarët përkatës mendojnë se ka një nivel të ulët korrupsioni janë Singapori, Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Suedia, Zvicra. Këto janë dhe shtetet që rezultuan dhe të parat në renditjen e indeksit të lumturisë.
Ndërsa Shqipëria, në raportin e vitit 2018, rezultoi më e palumtura në Evropë dhe ndër 10 vendet në botë, që kishin shënuar përkeqësimin më të madh në tre vitet e fundit.
Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.
Krahas korrupsionit, Shqipëria renditet keq edhe në treguesin e mbështetjes sociale (e 19-a nga fundi), ku individëve u është bërë pyetja “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’iu ndihmojnë kur keni nevojë?”.
Vendi ynë paraqitet më mirë në treguesit e pritshmërisë për një jetë të shëndetshme në lindje (të matur nga të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë) dhe të lirisë për të bërë zgjedhje në jetë, me pyetjen “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”.
Në treguesin e të ardhurave për frymë, të matur sipas fuqisë blerëse, ku raporti ka përpunuar të dhënat e Bankës Botërore, Shqipëria është në vendin e 83 në botë, duke lënë pas në Evropë vetëm Bosnjën (84) dhe Kosovën (91). Por, megjithëse më e varfër dhe me perceptim të lartë korrupsioni, në indeksin e lumturisë Kosova ishte e para në rajon, në vend të 66 (Shqipëria ishte në vend të 112, Bosnja është në vend të 93, Maqedonia në vend të 89, Mali i Zi në vend të 81, Serbia në vend të 78).
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus