Sondazhi i Arbresh.info: Ardian Gjini e fiton Gjakovën

16:39 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet këtë të diele në 19 komuna të Kosovës.

Në mesin e komunave ku do të votohet për herë të dytë do të jetë edhe komuna e Gjakovës.

Arbresh.info ka realizuar një sondazh me lexuesit e saj se kë preferojnë të votojnë më 19 nëntor, dhe nga 1085 votues sa kanë votuar, 51 për qind kanë qenë për kandidatin e AAK-së, Ardian Gjini, ndërkaq 49 për qind për kandidaten e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Kujtojmë se rrethi i parë i zgjedhjeve është zhvilluar më 22 tetor./arbresh.info/

mimoza-kusari

Të ngjashme