Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Soltes në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për kushtin e demarkacionit që i është vënë Kosovës për liberalizim të vizave.
Ai ka thënë se Komisioni Evropian është duke u treguar i kujdesshëm në këtë pikë dhe se asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor nuk do të hyjë në BE pa zgjidhur problemet dypalëshe që kanë me njëri-tjetrin.
“Në debatin e djeshëm me kryeministrin kroat z. Plenkoviq në Parlamentin Evropian, z.Juncker tha që asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor nuk do të hyjë në BE pa zgjidhur problemet dypalëshe që kanë me njëri tjetrin, përfshirë problemet me kufijtë, para kësaj. Mund të imagjinojë që Komisioni Evropian është duke u treguar i kujdesshëm këtu, posaçërisht për shkak se vendimi përfundimtar i Arbitrazhit për kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë ka qenë i koklavitur dhe përkundër verdiktit të gjykatës problemi ende vazhdon. Do të doja të theksoja sundimin e ligjit dhe të them që nëse vendimi i gjykatës është i qartë ai duhet të respektohet dhe implementohet nga të dyja palët. Kjo vlen për shtetet anëtare të BE-së dhe për shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në BE”, ka thënë ai/arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit