Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Soltes në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për çështjet e fundit që po e preokupojnë Kosovën.
Ai për Demarkacionin ka thënë se duhet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës që të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve.
Soltes gjithashtu ka përsëritur që përveç marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, kusht tjetër është edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Fatkeqësisht kjo nuk varet nga unë, por Komisioni Evropian mbikëqyr për së afërmi progresin e secilit shtet të Ballkanit Perëndimor dhe vendos nëse është bërë përparim i mjaftueshëm për fushat që kërkohen. Ne nuk duhet të harrojmë që përveç kushtit për demarkacionin kufitar, është edhe kushti për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe duhet të respektohet në tërësi”, ka thënë ai.
Soltes ka thënë se shpreson se këto dy çështje nuk do të jenë problem në këtë proces, por ka shtuar se pavarësisht kësaj Qeveria e Kosovës duhet të bëjë maksimumin e vet për të përmirësuar situatën në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sipas tij luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk duhet të bëhet vetëm për qëllime të liberalizimit të vizave.
“Sinqerisht shpresoj që korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk do të jenë problem për procesin e liberalizimit të vizave. Por, sikurse është thënë në pyetjen paraprake nga qeveria e Kosovës pritet që të bëjë punën e saj për të përmirësuar situatën në terren kur vjen puna për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo nuk duhet të bëhet vetëm për qëllimin e liberalizimit të vizave, por më së shumti me qëllimin e përmirësimit të jetëve të të gjithë qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”, shprehet tutje Soltes./Arbresh.info/
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...