Raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Soltes në një intervistë për arbresh.info ka thënë se mosnjoha e Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të jetë sfidë për të si raportues i ri për Kosovën në PE. Madje thotë se kjo nuk do të jetë detyrë e lehtë.
“Nuk është një pyetje e lehtë kjo, pasi që në vitet në vazhdim ne do të mundohemi të gjejmë një mënyrë për t’i zhdukur pengesat që bënë ato pesë shtete në mosnjohjen e Kosovës. Por nuk do të jetë një detyrë e lehtë për të gjithë ne, kjo do të jetë një sfidë gjithashtu edhe për të ardhmen”, ka thënë Soltes për arbresh.info.
I pyetur se a mund të thuhet që vetëm njoha e Serbisë mund të sjellë edhe njohjen e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Soltes ka pohuar se nuk mund të jep një përgjigje të menjëhershme, pasi që siç thotë kjo është pyetje për të cilën mund të flitet në të ardhmen.
“Po, por kjo gjithashtu është një pyetje për të ardhmen, nuk do të mund të ju jepja një përgjigje menjëherë, sepse siç e dini në të dhënat e ruajtura ju mund të keni një legjislacion të mirë dhe një marrëveshje shumë të mirë,duke përfshirë të ashtuquajturën Marrëveshjen e Dialogut, por problemi është implementimi i të gjitha atyre pyetjeve dhe nëse ne nuk e kemi implementimin është vështirë të presim reagime përkatëse. Kjo gjithashtu është një pyetje relevante për të ardhmen dhe të gjithë akterët duhet të punojnë shumë që të afrohen me njëri-tjetrin”, ka pohuar ai.
Në vizitën e saj të fundit në Kosovë ish raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, UlrikeLunacek së bashku me raportuesin e ri IgorSoltes kanë zhvilluar takime me liderët politikë e institucional të vendit.
Për arbresh.info Soltes tregon temat e takimit për të cilat është diskutuar. Ai ka thënë se kanë diskutuar për situatën në Kosovë, duke përmendur liberalizimin e vizave dhe çështjen e demarkacionit.
“Ne biseduam për situatën në Kosovë, sidomos në lidhje me perspektivën në muajt dhe vitet në vazhdim, së bashku me Lunaçekun kemi vënë theks sërish që kemi disa pritshmëri që duhet të përmbushen dhe siç e kemi përmendur disa herë ne jemi këtu gjithashtu për të ndihmuar Kosovën që t’i afrohet integrimit evropian por, nuk është gjithashtu sekret që disa kushte duhet të përmbushen nga ana e Kosovës, që janë shumë të rëndësishme për shtetasit e Kosovës, sikurse liberalizimi i vizave, demarkacioni i kufirit është një prej tyre, ky është gjithashtu një kusht i rëndësishëm që duhet të përmbushet”, ka thënë ai.
“Gjithashtu ne theksuam edhe përmbushjen e disa çështjeve të tjera si lufta kundër krimit, krijimi i vendeve të reja të punës, mjedisi, energjia, sa ma shpejt që është e mundur për t’ia mundësuar qytetarëve të marrin frymë lirshëm, si dhe sistemi shëndetësor e gjyqësor janë tema të rëndësishme”, ka pohuar Soltes.
Ndërsa se sa do të jetë i zëshëm që ta shtyjë përpara çështjen e liberalizimit të vizave, Soltes ka thënë se këtë gjë do ta bëjë aq sa do të ketë nevojë.
“Sado që të ketë nevojë që të gjitha kushtet të plotësohen, pastaj normalisht do të jetë më e lehtë të parashikohet data më e saktë e liberalizimit të vizave”, ka thënë ai./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda