Google ADS

Šoltes: Mos fajësoni vetëm BE-në për liberalizim të vizave (VIDEO)

12:19 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Šoltes, iu është adresuar mediave lidhur me marrëdhëniet aktuale BE-Kosovë gjatë përgatitjes së raportit për Kosovën në PE, raporton arbresh.info.

Ai ka thënë se e kupton që mezi po presin qytetarët të dinë se çfarë po bëhet me liberalizimin e vizave dhe se ka pasur vonesa në këtë rast.

Por, Šoltes tha se nuk duhet fajësuar vetëm Bashkimi Evropian për vonesë, pasi që ishte planifikuar që të mundësohet udhëtimi pa viza qysh në kohën kur iu mundësua Ukrainës.

“E kuptoj që ka pritshmëri të mëdha për liberalizimin e vizave nga njerëzit në Kosovë pas miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Liberalizimi i vizave po vonohet, mirëpo mos e fajësoni vetëm Bashkimin Evropian për këtë synim, Kosova është dashur të fitojë liberalizimin e vizave qysh para dy viteve me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, njëkohësisht dëshiroj të theksoj që po bëjmë të pamundurën në Parlamentin Evropian për të realizuar këto pritje”, ka deklaruar Šoltes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme