Google ADS

Soltes: Kjo qeveri duhet të krijohet me shpejtësi

12:14 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Kreu i Delegacionit të Parlamentit Evropian, Igor Soltes ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të formohet sa më shpejt.

“Kjo qeveri duhet të krijohet me shpejtësi”, ka thënë Soltes gjatë një konference për media të misionit të vëzhguesve të BE-së ku u paraqitën rezultatet preliminare nga vëzhgimi i zgjedhjeve, shkruan arbresh.info.

Soltes ka thënë se Kosova duhet të punojë më shumë për rininë dhe për integrimin e vendit në BE.

“Duhet të bëhen disa përpjekje të tjera nga autoritetet e Kosovës për të larguar pengesat për integrimin e Kosovës në BE”, ka thënë ai./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme