Solidarizohem me familjet e viktimave dhe gjithë popullin britanik

19:26 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se solidarizohet me familjet e viktimave dhe me gjithë popullin britanik pas sulmit të sotëm terrorist.

Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se mbetemi përherë të bashkuar dhe të patundur në mbrojtjen e vlerave demokratike perendimore.

Statusi i plotë:
Kosova solidarizohet me familjet e viktimave dhe me të gjithë popullin britanik pas sulmit të sotëm terrorist në Londër. Mbetemi përherë të bashkuar dhe të patundur në mbrojtjen e vlerave tona demokratike perëndimore. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme