Përfaqësuesi i shoqatës “Krimet e Luftës në Gjakovë”, Gjokë Sokoli, e ka të vështirë të besoj se Bozhidar Deliq, gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë ka vdekur.
Sokoli tha se propaganda serbe dinë të krijojë lajme të paqena dhe se kallëzimi penal që dorëzuan ditë më parë në Prokurorinë Speciale kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar, Bozhidar Deliq, të vlejë edhe pas vdekjes.
“Unë ende nuk e besoj që është e saktë që ka ndërruar jetë. Kjo mund të ndodhë se është e vërtetë, mirëpo unë nuk e besoj ende pasi s’kam besim as në propagandat serbe dhe gjërat që bëjnë ata”.
“Propaganda serbe din të krijojë rrena të mëdha. Edhe nëse ka vdes prokuroria duhet t’i ngrejë aktpadi dhe dënimi të vlejë edhe sa është i vdekur. Unë isha dakord që edhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq t’i ngritet aktpadi nga Kosova, dëshmitarët dhe të dhënat që janë”, tha Sokoli në Klan Kosova.
Sokol, mes tjerash, tha se është i zhgënjyer që 22 vjet pas luftës ende nuk ka ndonjë aktpadi teksa dihen emrat e të gjithë kriminelëve serbë që kryen krime në Kosovë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...