Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sokol Bashota dëshmitari i 109-të, edhe sot pritet të vazhdojë dëshminë në Speciale. Dëshmia e tij pritet të zgjasë për disa ditë.
Ndryshe dje në pyetjet e Prokurorisë, Bashota foli për rolin e Kadri Veselit në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së për të cilin tha se nuk e dinte nëse kishte ndonjë zëvendës.
Po ashtu, Bashota u pyet për komunikimin me ndërkombëtarët gjatë luftës në Kosovë, për çka tha se këtë e bënte ai, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Ramë Buja. Tutje, Bashotës iu prezantua edhe dëshmia që i kishte dhënë Tribunalit të Hagës vite më parë./rtk
“Mos ma përmend çikën”, përplasje e ashpër mes Xuxit e Gresë...
Kurti sonte takon mërgatën në Bruksel
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në L...
Policia shqiptoi 1 mijë e 510 gjoba brenda 24 orëve
112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e ...
I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31 vjeçari në Elbas...