Sokol Bashota kthehet nga Haga, tregon se në çfarë cilësie u mor në pyetje

23:27 | 18 Shtator 2019
L G

Kryetari i Degës së PDK’së në Klinë, Sokol Bashota, pasi është marrë në pyetje nga Gjykata e Hagës, tashmë është kthyer në Kosovë. Ai ceku se është intervistuar si i dyshuar.

Ai u prit nga shumë qytetarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Bashota zbuloi se nga Specialja u intervistua në cilësinë e të dyshuari dhe se Gjykata e Hagës i ofroi një marrëveshje.

“Për dy ditë jam intervistuar si i dyshuar. Jam përgjigjur në pyetjet që kanë qenë të favorshme për mua, dhe i kam kundërshtuar tjerat. Ajo që më ka shqetësuar është dje mua më është ofruar një marrëveshje që do të ishte e favorshme për mua, por do të dëmtonte UÇK-në. Një marrëveshje që do të më ndihmonte gjatë procesit në të ardhmen, por e dëmshme për procesin në të cilin ka kaluar UÇK-ja”, ka thënë Bashota.

“Jam i intervistuar si i dyshuar”, zbuloi Bashota.

“Gjykata Speciale më ofroi marrëveshje”, shtoi Bashota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme