Është mbajtur Kuvendi i Dytë Zgjedhor i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. 80 delegatët e Kuvendit me të gjitha votat pro rizgjodhën kryetar të OHTK-së, Hysen Sogojeva.
Delegatët e këtij kuvendi me aklamacion kanë zgjedhur kryetar të Kuvendit, Armend Delijajn. Në njoftimin e OHTK-së theksohet se me propozimin e kryetarit të Kuvendit, delegatët me të gjitha votat pro zgjodhën, Fehmi Fetahi kryetar të OHTK-së për diasporë.
Gjithashtu, kryetari Sogojeva ashtu siç përcaktohet në statut të OHTK-së para anëtarëve të Këshillit Drejtues propozoi, Sadik Gashi për pozitën drejtor ekzekutiv.
Duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e tij në funksion të OHTK-së, Sadik Gashi u zgjodh nga Këshilli Drejtues i OHTK-së drejtor ekzekutiv, thuhet në njoftim.
“Bazuar në propozimin e kryetarit Sogojeva Këshilli Drejtues zgjodhi 4 nënkryetarët e OHTK-së, Burim Sallauka, Flamur Bahtijari, Arlinda Shoshi dhe Luan Bajramaj
Këshilli zgjodhi sekretare të OHTK-së, Mergime Shala dhe koordinatore, Eglantina Nikçi. Këshilli votoi edhe për anëtarët e kryesisë të cilët ashtu siç përcaktohet në dtatut dhe rregullore delegohen nga Njësitë Rajonale dhe propozohen nga kryetari i OHTK-së. Mandati i të gjithë të zgjedhurve nga Kuvendi dhe Këshilli i OHTK-së do të zgjasë katër vjet”, thuhet në njoftim./rtk
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...