Shoqata humanitare “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), është një frymëzim për të gjithë qytetarët në vend.
Në këtë organizatë objektivi kryesor mbeten familjet me kushte të rënda ekonomike.
Behxhet Ajvazi, drejtori i kësaj organizate për Arbresh.info ka shpalosur disa nga aktivitetet e kësaj organizate gjatë gjithë vitit si dhe gjatë muajit të Ramazanit.
Sipas tij, gjatë muajit të Ramazanit, kjo “Bereqeti” shpërndanë 500 deri në 700 pako ndihma gjatë ditës.
“Bashkësia Islame e Kosovës duke e parë gjendjen e rënd të popullatës formuam menjëherë Shoqatën humanitare “Bereqeti”, në vitin 2001, ku deri më tani kjo shoqatë është funksionale”, tha ai.
“Aktivitetet e shoqatës gjatë gjithë vitit janë të shumta, disa nga ato gjatë muajit të Ramazanit janë; “Sofra e Ramazanit”, e cila ka filluar që nga koha e pandemisë, ndërsa projektet e tjera janë edhe iftaret e shtruara në sheshet e të gjitha qyteteve të Kosovës. Në kohën e pandemisë në pamundësi që të tuboheshim dhe të organizonim iftare në sheshe, formuam pakot ushqimore”, tha tutje ai.
“Gjatë këtij muaji të Ramazanit ka filluar përhapja e pakove ushqimore për familjet në nevojë, skamnorët, shoqatat e invalidëve apo nga të gjitha kategoritë e ndjeshme të shoqërisë. Pakot ushqimore shpërndahen nëpër të gjitha qytetet e Kosovës ku jemi në bashkëpunim më të gjitha Komunat dhe Drejtoritë e Mirëqenies Sociale e përpilojmë listën për të gjitha ato familje në nevojë. Gjithashtu edhe iftaret janë të parapara që të shtrohen në të gjitha qytetet e Kosovës”, u shpreh Ajvazi.
Kjo shoqatë sipas tij, është e përkushtuar në ndihma të rregullta, ku ka gjetur përkrahjen e shumë donatorëve në veçanti të mërgimtarëve tanë.
“Ne i falënderojmë shumë donatorët tanë, nga bizneset vendore të Kosovës, gjithashtu edhe nga qeveria, vëllezërit tanë nga diaspora të cilët janë “Alfa’, për shoqatën tonë. Por kemi edhe nga shtete e ndryshme nga Arabia Saudite. Kategoritë përfitues janë skamnorët jetimët, familjet e veteranëve, shoqatat e grave”, pohoi Ajvazi.
Sipas drejtorit të kësaj shoqate, një pako ushqimore përmban të gjithë artikujt esencial që janë të domosdoshme për një familje.
Therja e organizuar e kurbaneve për festën e Bajramit është një ndër obligimet fetare, ku shumë besimtarë dhurojnë kurban tek kjo organizatë, e cila e përcjell këtë amanet tek secila kategori e shoqërisë në Kosovë.
“Këtu është edhe frigo-dhoma e shoqatës humanitare ku ruhet mishi i ngrirë i kurbaneve ku shpërndahet nëpër të gjitha qytetet e Kosovës. Vitin që e lemë pas kemi shpërndarë diku rreth 150 ton mish për të gjitha kategoritë’, tha Ajvazi.
“Ky është mish gjedhi, ku shumë qytetar në Bashkësinë Islame e paguajnë kurbanin tek Bashkësia Islame’, tha ai.
Ndryshe, shoqata “Bereqeti”, që është pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës, po vijon veprimtarinë e saj bamirëse duke u dalë në ndihmë nevojtarëve dhe skamnorëve./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër