Drejtoresha e NDI, Nancy Soderberg po merr pjesë në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.
Soderberg tha se PDK po vendosë një standard të ri në Kosovë me vendimin për përfaqësimin e barabartë gjinor 50 me 50.
“Nuk duhet të jetë 30 për qind, as 40 për qind, por 50 me 50 për qind. Prandaj, edhe motoja juaj, “Bashkë! 50 me 50” është kaq e rëndësishme sepse po vëni një standard të ri për të gjithë në Kosovë. Ju përgëzoj. Kur gratë përfshihen në politikbërje, edukimi, infrastruktura dhe të gjitha sektorët tjerë do të jenë më të mira”, tha Soderberg.
Ajo është shprehur se ndihet krenare me bashkëpunimin që ka pasur me PDK-në deri më sot në realizimin e misionit kryesor të NDI që është rritja e numrit të grave në vendimmarrje.
“Jam shumë krenare me bashkëpunimin me PDK-në deri më sot. Posaçërisht, që kemi punuar bashkë për të fuqizuar rolin e gruas dhe të rinjve. Faktet janë të qarta. Pjesëmarrja e grave në politikbërje është esenciale për të ndërtuar një demokraci të qëndrueshme. Shoqëria kërkon një pjesëmarrje 50 me 50, prandaj kjo Konventë sot është kaq e rëndësishme. Ideologjia e partive ka ndryshuar, politikbërja ndryshon, kur më shumë gra kanë mundësi kanë mundësi të qeverisin dhe të marrin më shumë vendime, ato janë më të mira dhe zgjedhjet janë më jetëgjata. Misioni ynë kryesor është rritja e numrit të grave në vendimmarrje. Kosova ka pasur mangësi në përfshirjen e grave në qeverisje. Thënë thjeshtë, suksesi i demokracisë së Kosovës varet nga pjesëmarrja e grave. Prandaj kjo konventë ka shumë rëndësi. Përfshirja e grave në politikë, për të bërë të dëgjohet i secilit qytetar, është shumë me rëndësi. Gratë dhe burrat duhet të bëjnë më shumë për të fuqizuar gruan”, ka deklaruar ajo. /arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...