Eurodeputetë, liderë dhe anëtarë të partive socialiste i kanë nisur një letër kreut të Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, Jeremy Corbyn, për t’i treguar sa e rëndësishme është për ta që të mos e lënë Bashkimin Evropian. Mes nënshkruesve është lideri i Vetëvnedosjes Albin Kurti
Socialistët evropianë i janë drejtuar liderit të laburistëve britanikë për t’i kërkuar që të angazhohet në anulimin e marrëveshjes për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
“Ne ju drejtohemi juve që të kërkoni anulimin e vendimit për zbatimin e Nenit 50, nën dritën e opinionit të fundit të Avokatit të Përgjithshëm drejtuar Gjykatës Evropian të Drejtësisë, dhe të mundësoni që popullit t’i dëgjohet zëri para se “Brexit”-i të bëhet i pakthyeshëm. Ne shpresojmë se partia Laburiste do të kryesojë një iniciativë të tillë dhe do na bashkohet në nisjen e një programi për transformim mbarë”, thuhet ndër të tjera në letrën e publikuar nga the Guardian.
Kërkesën e drejtuar ndaj Corbyn e ka nënshkruar Kurti bashkë me disa prej deputetëve të VV’së.
Letra e plotë:
Në letrën që e ka publikuar the Guardian, përfaqësuesit e së majtës shpres
Jeremy Corbyn, miqtë tuaj socialistë evropianë kanë nevojë për ju në BE
Përmes kësaj letre të hapur në ju kërkojmë të bëni çmos për ta ndalur “Brexit”-in – dhe të bëheni pjesë e drejtimit të lëvizjes për një ndryshim progresiv në Evropë.
I dashur Jeremy Corbyn,
Po ju shkruajmë si miq socialistë dhe progresivë për t’ju thirrur në bashkëpunim për të ardhmen e kontintentit tonë.
E majta është në ringrtije përreth Evropës; kjo vërehet në lëvizjet e gjëra politike ku jemi të angazhuar. Partia juaj Laburiste, gjerësia e vizionit të saj, pasioni i gjuhës së saj, fuqia e anëtarësisë së saj, na ka sjell të gjithëve frymëzim dhe optimizëm. Për këto kemi nevojë, pasi aktualiteti nuk duket fushë me lule. Fashizmi është në ngritje brenda Evropës, i nxitur dhe i mbështetur, në mënyre implicite dhe eksplicite, nga një autoritarizëm i fuqizuar. Interesat e korporatave mbizotërojnë, të pakontrolluar nga një politikë post-ideologjike e cila e ka shteruar veten. Ndryshimi klimatik po shndërrohet në krizë klimatike, dhe ata të cilët e mohojnë po bëhen gjithnjë e më imponues.
Të gjithë kemi shumë rezervime ndaj institucioneve dominuese të Bashkimit Evropian, si dhe në lidhje me atë se si janë shndërruar gjatë tre dekadave të fundit. Besimi tek shtrëngesat financiare ka qenë ngjitës dhe është përhapur përmes kanaleve të ajrimit. Interesat e kapitalit dhe të korporatave globale kanë fituar përparësi ndaj interesave të qytetarëve. Pavarësisht pasurisë së madhe në raport me të kaluarën, pabarazitë në të gjithë kontinentin kanë ushqyer shfrytëzimin dhe pasigurinë. Dhe pavarësisht lirisë dhe aventurës të cilën ka hapur BE-ja, vdekjet në Detin Mesdhe janë dëshmi e daljes në sipërfaqe të paragjykimeve dhe frikërave të tmerrshme të reja dhe të vjetra.
Megjithatë, ne nuk jemi të gatshëm që t’ia dorëzojmë këtë projekt të madh atyre që dëshirojnë ta kthejnë përmbys. Kjo do të ishte tradhëti ndaj krijuesve të tij, vlerat e të cilëve ne i çmojmë. Më me rëndësi akoma, ne do përfundonim të dobësuar atëherë kur kemi më së shumti nevojë për fuqinë tonë, dhe të izoluar atëherë kur kemi më së shumti nevojë për solidaritet. Nuk ka përgjigje ndaj këtyre pyetjeve e cila nuk është edhe përgjigje trans-nacionale. Nuk ka se si bashkëqytetarët tanë të frustruar të ndjehen të përfaqësuar, nëse nuk dëgjohen në nivele evropiane dhe globale.
Kemi nevojë për ju në BE. Askush nuk e kupton më mirë se çfarë nevojitet – nga ligji, nga lëvizja për Unionin, nga aktivizmi – për të sjell në jetë dhe për të përmbushur ambiciet dhe ëndërrat e çdo qytetari. Kemi nevojë për ju sepse ju mund të bëheni katalizatori i një Evrope ndryshe, duke ofruar kështu momentin e ri dhe të nevojshëm për ndryshim të mirëfilltë progresiv. Kemi nevojë për njëri-tjetrin, ashtu siç kishim nevojë për njëri-tjetrin në ngjizjen e BE-së, për t’i bërë ballë sfidave më urgjente me të cilat mund të ballafaqohet njerëzimi: për të shmangur luftën; për të rritur barazinë; për të bashkëpunuar përballë kërcënimeve ndaj planetit tonë; për të kultivuar solidaritetin në mënyrë të atillë që të nxjerrim maksimumin prej tij.
Ashtu siç theksojnë edhe sindikatat tuaja, është e zakonshme që në negociata marrëveshja finale të rikthehet tek anëtarësia. Ne ju drejtohemi juve që të kërkoni anulimin e vendimit për zbatimin e Nenit 50, nën dritën e opinionit të fundit të Avokatit të Përgjithshëm drejtuar Gjykatës Evropian të Drejtësisë, dhe të mundësoni që popullit t’i dëgjohet zëri para se “Brexit”-i të bëhet i pakthyeshëm. Ne shpresojmë se partia Laburiste do të kryesojë një iniciativë të tillë dhe do na bashkohet në nisjen e një programi për transformim mbarë-evropian.
Në solidaritet,
Nënshkruesit:
George Papandreou, Kryetar i Internacionales Socialiste;
Udo Bullman, Eurodeputet, Kryetar i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian;
Marc Tarabella, Eurodeputet
Boris Zala, Eurodeputet
Pier Antonio Panzeri, Eurodeputet
Ricardo Serrão Santos, Eurodeputet
Elly Schlein, Eurodeputete
Dimitris Papadimoulis, Eurodeputet
Marita Cremascoli Hellner, Eurodeputete
Eugen Freund, Eurodeputet
Paul Tang, Eurodeputet
Martina Werner, Eurodeputete
Peter Kouroumbashev, Eurodeputet
Dr Dietmar Köster, Eurodeputet
Evelyne Gebhardt, Eurodeputete
Petra Kammerevert, Eurodeputete
Mercedes Bresso, Eurodeputete
Arndt Kohn, Eurodeputet
Péter Niedermüller, Eurodeputet
Manuel Dos Santos, Eurodeputet
Josefina Sanchez Moriano, Eurodeputete
Josef Weidenholzer, Eurodeputet
Tibor Szanyi, Eurodeputet
Andrejs Mamikins, Eurodeputet
Florent Marcellesi, Eurodeputet
Vilija Blinkeviciute, Eurodeputete
Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë
Michele Emiliano, Kryetar i regjionit të Pulias
Ihar Barysau, Kryesues i partisë Socialdemokrate Bjelloruse
Aliaksey Sihayeu, Nënkryetar i BSDP
Volga Isaikina, Zëvendës sekretar ndërkombëtar i BSDP
Elke Ferner, Anëtare ekzekutive e Forumit të Gruas të PES-it
Adrian Dohotaru, Deputet në Rumani
Cecilia Gondard, PS e Francës
Fitore Pacolli Dalipi, Deputete e Kosovës
Fatmire Mulhaxha Kollcaku, Deputete e Kosovës
Saranda Bogujevci, Deputete e Kosovës
Arberie Nagavci, Deputete e Kosovës
Valon Ramadani, Deputet i Kosovës
Sami Kurteshi, Deputet i Kosovës
Shemsi Syla, Deputet i Kosovës
Drita Millaku, Deputete e Kosovës
Ali Lajci, Deputet i Kosovës
Sonja Licht, Fondi për politikë të ekselencës, Beograd
Milan Nikolic, Sociolog, Beograd
Mattheë Corr, Kryesues i Rinisë së SDLP, Irlandë e Veriut
Claudia Ëalther, Delegate e SPE
Johannes Kup, Aktivist i PES-it
Fredy Fransen, Këshilltar, Euratom
Bernd Lang, Eurodeputet
Tiemo Woelken, Eurodeputet
Rhonda Donaghey, Gratë Laburiste të Irlandës
Marie Arena, Eurodeputete
João Albuquerque, Kyetar i Socialistëve të Rinj Evropianë
Euclid Tsakalotos, Ministër i Financave të Greqisë
Doriano Dragoni, drejtues i programit, Forumi Global Progresiv
Arne Lietz, Eurodeputet
Jo Leinen, Eurodeputet
Ana Gomes, Eurodeputete
Juan Fernando Lopez Aguilar, Eurodeputet
Maria Noichl, Eurodeputet
Zita Gurmai, MSZP Hungari dhe kryetare e Forumit të Gruas të PES
Aleksander Sulejeëicz, Profesor i ekonomisë në Shkollën Ekonomike të Varshavës
Francisco Assis, Eurodeputet
Corinne Narassiguin, PS e Francës
Dan Baron Cohen, dramaturg, drejtor i teatrit komunal, teorist kulturor dhe edukator mbi artet.
Dirceu Ten Caten, PT MP-Pará, Brazil
Frauke Borst, këshilltar i SPD-së
Mario Bova, Ish-Ambasador italian në Japoni dhe drejtor gjeneral për marrëdhënie evropiane.
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...