Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, po qëndron për një vizitë në Prishtinë ku është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në një konferencë të përbashkët për media, Sobotka ka thënë Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Me sa di unë marrëveshja e Ohrit thotë se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Unë mendoj posaçërisht anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vendimtar për Kosovën, sepse aty janë përfaqësuar më shumë shtete sesa që janë në Bashkimin Evropian dhe ne po shohim në situata të ndërlikuar dhe ndjeshme Këshilli i Evropës merr vendime dhe masa shumë qenësore që kanë ndikim afatgjatë”, u shpreh Sobotka.
“Nuk mendoj që marrëveshja po zbehet, mirëpo në politikën ndërkombëtare duhet të kemi më shumë kohë, dhe ajo nuk bëhet çdo herë në hapësira publike, mendoj që të ketë dialog me besim të dyanshëm, me këto dialoge në fund të përgatiten rezultate, neve na nevojitet një formë e tillë komunikimi. Mirëpo disa gjëra nuk bëhen me shpejtësi, mendoj aty kështu vështirësi dhe këto sfida duhet t’i largojmë, do të shkoj në Serbi dhe do të diskutojë në lidhje me këtë çështje”, deklaroi Sobotka./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...