Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se paratë e vjedhura nga Thesari i Shtetit do të duhej të kthehen cent më cent.
Ajo theksoi se nuk mund të garantojë për një gjë të tillë, por se po bëjnë gjithçka që kjo të ndodhë.
“Meqenëse transferet janë bërë përmes bankës, paratë do të kthehen cent e më cent. Po bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë. Do të duhej të ktheheshin, por nuk mund të garantoj”, ka deklaruar ajo në T7.
Bajrami ka njoftuar se është urdhëruar auditimi për të treguar se a ka ndodhur edhe më herët ndonjë vjedhje në Thesarin e Shtetit.
Ajo tha se çdo muaj ndodh barazimi dhe se mundësia që një rast i njëjtë të ketë ndodhur është shumë i vogël.
“Nga Thesari më kanë garantuar që s’ka ndodhur, sepse çdo muaj është bërë barazimi. Por, do të shohim çfarë do të dalë nga auditimi”.
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin