Google ADS

Smrekonica vatër e koronavirusit, dyshohet se kanë shkuar edhe nëpër varrime

20:24 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Komuna e Vushtrrisë është ndër më të prekurat në Kosovë sa i përket rasteve të infektuara me koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli thotë për RTV Dukagjinin se tetë të fundit të infektuar në fshatin Smrekonicë janë raste kontakti.

Ai thotë se institucionet shëndetësore janë duke gjurmuar rastet e kontakteve të këtyre personave, përcjell Telegrafi.

“Deri më tani janë duke u gjurmuar komunikimet dhe kontaktet që këta banorë kanë pasur brenda fshatit. Sipas disa informacioneve në këtë fshat ka pasur varrime, të pame dhe një aktivitet humanitar të cilat janë të dhënë të rëndësishme në aspektin epidemiologjik të burimit të infeksionit”.

Meholli thotë se vetëm katër raste nga Komuna e Vushtrrisë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive ndërsa të prekurit tjerë janë në vet izolim shtëpiak.

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri thotë se janë paralajmëruar dënime të rrepta për të gjithë ata që nuk respektojnë masat që kanë vendosur institucionet shtetërore.

Komuna e Vushtrrisë ka të regjistruara 17 raste pozitive me COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme