Zgjedhja e vetme për një Prishtinë moderne është projekti “Smart City”, më shërbime që kryhen përmes platformës online.
Qyteti i zgjuar është projekti që kandidati për Kryetar të Prishtinës, nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Gëzim Mehmeti ka për Prishtinën.
“Zgjidhja e vetme është ‘Smart City’ duke i ofruar qytetarëve shërbime pa pritje të gjata për pagesa por t’i ofrojmë online shërbimet, pra i tërë programi është i bazuar në qytetin e zgjuar”.
Përmes një interviste për arbresh.info, Mehmeti që në garë hyri pasi KQZ-ë i pamundësoi Selim Pacollit nominimin, ka treguar për punët që kjo parti ka kryer sa ishte pjesë e qeveris në Prishtinë.
“Drejtoria e Investimeve kapitale infrastruktura ka realizuar disa projekte. Kemi mbi 200 rrugë të asfaltuara kemi ndërtuar parqe siç është ai i Arbërisë pastaj kemi ndërtuar mbi dhjetë parkingje në Dardani. Dy vitet e fundit janë të infrastrukturës në Prishtinë. Janë mbi 46 mijë ndërtime pa leje në Prishtinë dhe ka pas nevojë imediate për infrastrukturë nëntokësore”.
Ndonëse në këtë garë për të parin e kryeqytetit është përball edhe emrave të tjerë nga partitë e tjera, Mehmeti beson se gara nuk do të jetë e ashpër.
“Unë dëshiroj të jetë garë demokratike”.
E Aleanca Kosovar e Re, që në fletëvotimin për Zgjedhjet Lokale 2021 ka numrin 149, edhe në këto zgjedhje nuk ka vija të kuqe për asnjë nga partitë që punojnë për të mirë të popullit.
“Të gjitha partitë në Kosove që janë të certifikuara janë parti demokratike dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo parti që ka për synim të jetë në shërbim të qytetarëve. Ne s’kemi vija për asnjë parti”, thotë Mehemti.
Kandidati i AKR-së që për disa vite jetoi edhe jashtë Kosovës, thotë se ka çka i ofrojnë qytetarëve në katër vitet e ardhme.
Digjitalizimi i Prishtinës duket se është pika kyçe e kësaj partie.
“Ne kemi çfarë të ofrojmë në këto katër vite. Sa kam qenë Drejtor i Infrastrukturës kam investuar më shumë në fshatra duke ju ndihmuar me infrastrukturë. Arteriet kryesore i kemi zhvilluar me infrastrukturë. Ne rast ku kemi ndërtuar një rrugë në mënyrë automatike ka investime në bujqësi, blegtori e kthimin në fshatra. Ne kemi një program të qartë për këtë sektor duke u bazuar në digjitalizim e “Smart City”, shprehet Mehmeti./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...