Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Riza Smaka ka thënë se Vjosa Osmani mund ta ushtrojë funksionin e presidentit për shtatë muaj.
Ndonëse me Kushtetutë është e përcaktuar se ajo ka mandat për gjashtë muaj, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, nga kjo pozitë Smaka ka sqaruar se nëse shpallen procedurat për zgjedhjen e të parit të vendit mandati mund të zgjatet edhe një muaj.
“Në rast të zgjatjes së mandatit së paku 1 muaj përpara do të duhej të shpallej procedura për zgjedhjen e presidentit. Janë disa synime publike të disa personave që po përpiqen me qëndrime politike për tu parazgjedh president sepse kjo është në kundërshtim me moralin politik dhe me vetë Kushtetutën sepse deputeti dhe deputetja duhet të votojë lirshëm dhe jo sipas qëndrimeve politike”, ka thënë ai për ekonomia online.
Profesori Smaka tha se Kushtetuta është e qartë për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai shtoi se nëse pas tri raundesh kur votohet presidenti në Kuvend, atëherë shpërbëhet Kuvendi.
“Kushtetuta është e qartë dhe kuptimplotë dhe e definuar mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit megjithëse zgjidhja e tashme nuk është më e mira sepse e mundëson shkeljen e Kushtetutës vetë neni 86. Nëse kandidati i merr shumicën e kualifikuar nëse jo shkojmë me dy vota më shumë në raundin e dytë”.
“Në raundin e tretë nuk kërkohet shumica e kualifikuar por shumica absolute edhe nëse nuk zgjidhet ky apo kjo shpërbëhet Kuvendi. Procedura nuk mund të zgjasë sepse brenda një seance pa pauzë ai do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën”./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...