Nëse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk arrin të sigurojë numrin e votave prej 61 deputetëve, apo nëse e siguron dhe nuk votohet në Kuvend, do të kishte një mundësi të dytë, në marrëveshje me koalicionin në afat prej dhjetë ditësh, dhe nëse edhe kësaj here nuk do të arrinte të siguronte votat e mjaftueshme, do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Kështu thotë njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka.
“Presidenti tani ja ka dhënë dy ditë zotit Kurti për t’a përgatitur listën e mandateve , së paku 61 për t’u kualifikuar për të qenë mandatar. Nga ai moment do t’i kishte 15 ditë. Nëse nuk do të mund t’a siguronte numrin prej 61 deputetëve, apo nëse e siguron, por nuk do të votohej nga Kuvendit, atëherë do të dështonte kandidati i parë, z. Kurti. Po ashtu prapë nga Vetëvendosje, eventualisht në marrëveshje me koalicionin, kandidati tjetër, jo z. Kurti, me afat prej 10 ditësh. Në qoftë se edhe kjo do të dështonte, pra nëse edhe kësaj here nuk do të siguroheshin votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë, ose do të mund të siguronte votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë, por nuk do të votohej në Kuvend, atëherë nuk do të kishte zgjidhje tjetër , pos shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme”, u shpreh Smaka për arbresh.info.
Smaka ka komentuar edhe gjasat për marrëveshje mes LDK dhe VV-së.
Sipas tij, LDK -së i kanë mbetur ministritë më relevante se sa VV-së.
“Në qoftë se nuk dominojnë pretendimet megalomane të LDK-së, zgjidhja është e logjikshme, racionale, psh partia fituese Vetëvendosje praktikisht po shkon në njëfarë baraspeshimi të ekuilibruar, pesë ministra këta e pesë ata. Plus LDK-së po i mbeten ministritë më relevante, kështu që në qoftë se nuk do predominojnë pretendimet megalomane, është racionale që LDK t’i propozoj ministrat e vet dhe në marrëveshje politike Kurti të propozohej për kryeministër, ta propozonte strukturën e qeverisë, të miratohet, ta jepte betimin dhe të funksionalizohej qeveria”, tha Smaka.
Ndryshe, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë takimit të sotëm, i ka dhënë afat 48 orë liderit të VV-së, Albin Kurti që të mund ta nominoj një kandidat për kryeministër./arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?