Vendimi për shkarkimin e komisionit për demarkacion nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj ka qenë më shumë procedural, pasi vetë komisioni pas përpilimit dhe përfundimit të raportit ka qenë inekzistent. Kështu tha për Radio Kosovën profesori universitar, Riza Smaka, që sipas tij, komisioni i ri duhet të jetë i përbërë nga njerëz profesionistë dhe apolitikë.
Profesori universitar, Riza Smaka, vlerësoi pozitivisht vendimin e qeverisë së re për formimin e një komisioni të ri për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Në një bisedë për Radio Kosovën, profesori Smaka ka vlerësuar emërimin e ish deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqit, për krijimin e një komisioni të ri për çështjen e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
“Në parim është vepruar drejt, për shkak se ai komision për demarkacion ka pas bërë gabime të rënda në krye me z. Mehën, sepse nuk e ka pas bërë demarkacionin në bazë të delimitacionit, por ridemarkacioni nuk ka pasur autorizim edhe ka punuar në kundërshtim me instruksionet e Kuvendit, për çfarë ka qenë i formuar ai komision”, tha Smaka.
Smaka tha se qeveria e kaluar nuk i është përgjigjur as ftesës së kryeministrit të Malit të Zi, për të rishikuar çështjen e demarkacionit. Kjo, sipas tij, ka qenë gabim që për pasojë ka pasur reagime të opozitës dhe shoqërisë civile në Kosovë.
“Këtij komisioni, përkatësisht qeverisë së kaluar, kryeministri i Malit të Zi, dy tri herë ka apeluar që ejani ta rishikojmë, e këta janë treguar të pakuptimtë si rixhidë edhe irracionalë që nuk e kanë pranuar ofertën e tij, aq më parë kur ka gabuar komisioni që ka mbështet demarkacionin vetëm në bazë të kadastrit që është element sekondar e jo primar, elementet primare nuk janë përfillur fare. Mandej shoqëria civile e pati kundërshtuar. Me mbi 200 mijë nënshkrime janë bërë, edhe protesta ..janë shkruar dy libra “, tha ai.
Profesor Smaka thotë se duke u bazuar në përbërjen e forcave politike në Mal të Zi dhe kundërshtimeve që mund të vijnë edhe nga pala kosovare, gjasat janë që çështja të shkojë në Gjykatën e Arbitrazh.
“Gjasat janë që çështja mund të përfundojë në arbitrazh për shkak se Mali i Zi përmes institucioneve të veta e ka miratuar dhe atje janë forca në konfrontim të madh, dhe kuvendi është gati gjysmë për gjysmë dhe ka me pas reagime”, tha ai.
Megjithatë Smaka nuk beson se Arbitrazhi do të jetë zgjidhje për çështjen e demarkacionit. Sipas tij, institucionet e Malit të Zi dhe ato të Kosovës kanë qenë në vijë të njëjtë sa i përket vijës kufitare.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...