Smajl Latfi nënkryetari i AAK-së, numëron disa parime për të cilat AAK nuk do të vazhdonte të qëndronte më në koalicion me LDK-në.
Në intervistë për arbresh.info, Latfi ka bërë me dije se shumë shpejt do të diskutohet edhe çështja e Presidentit brenda koalicionit qeverisës.
“Ne kemi thënë se Kosova nuk mund të ndahet se ndarja e Kosovës është ripohim. Është e papranueshme ndarja e Kosovës nëse diskutohet kjo ne s’kemi qa rrimë në koalicion. Temë tjetër është që mos të ketë një Republikë tjetër të Serbisë brenda Kosovës. Ndoshta ajo ka provua ta bëj përmes një zajednice, mund të ketë një Asociacion që për më pas të drejta më të zgjeruar pasi janë pakicë, por ngjashëm siç është Asociacioni i Komunave të Kosovës por jo me pushtet ekzekutiv. Temë tjetër për shembull çdo tentim për ta cenuar territorin e Kosovës kjo është e papranueshme.”
Nëse çdo gjë shkon mirë Latifi shpreson që do të jetë deri në fund të mandatit ky koalicion.
Por që sipas tij tema e nxehtë e këtij koalicioni do të jetë fillimi i muajit dhjetor.
Posti i Presidentit pritët të diskutohet brenda koalicionit në këtë muaj.
“Po besoj që do të jemi deri në fund të mandatit në Qeveri. Varet prej zhvillimeve të tjera në mars e kemi çështjen e presidentit nuk e dimë se çka do të ndodh aty. Nëse funksionon mirë ky koalicion e shohim se a do të mund të bëjmë koalicion më LDK-në edhe për zgjedhje të përgjithshme. Kemi diskutuar për çështjen e Presidentit. Temë e diskutimit ka qenë krijimi i mjedisit të përshtatshëm që Kosova të ketë Qeverisje të re. Tema e Presidentit me siguri do të jetë temë e debatit brenda koalicionit, por edhe jashtë kah viti i ri se afrohet afati i marsit”, ka thënë Latifi për Arbresh.info./V.Selimi/arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...