Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar fermerët e kësaj komune se kanë të drejt të lëvizin dhe punojnë tokat e tyre nga ora 06:00 deri në orën 20:00, por fermerët individual duhet të pajisen me numër identifikues të fermës (NIF), i cili mund të merret pranë zyrave të Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar fermerë dhe bujq të Komunës së Rahovecit,
Pas përpjekjeve të shumta që kemi bërë sot, të adresimit serioz e me urgjencë të kërkesave, nevojave dhe shqetësimeve, të koordinimit me kryetarët e komunave përmes AKK-së, si dhe angazhimit të Ministrisë së Bujqësisë, karshi masave të reja për kufizimin e lëvizjes, masa këto të cilat pamundësonin qasjen e fermerëve tanë në tokat e tyre, ju njoftojmë se:
FERMERËT KANË TË DREJTË TË LËVIZIN DHE PUNOJNË TOKAT E TYRE NGA ORA:
* 06:00- 20:00
Vërejtje: Fermerët individual duhet të pajisen me Nr. Identifikues të Fermës (NIF), i cili mund të mirret pranë zyreve të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Rahovecit. Poashtu, fermerët duhen të marrin me vete masat mbrojtëse si: (maska, dorëza) dhe patjetër t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së.
Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë në fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveçse nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete:
* Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit;
* Aneks 1 të Certifikatës–Shënimet e Fermerit të Regjistruar;
*Letërnjoftimin.
Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë” i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit. Vërtetimi për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së. Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, të punësuarit duhet në çdo kohë të kenë me vete:
* Kopjen e Vërtetimit për lëvizje të lirë, të plotësuar dhe nënshkruar nga pronari i fermës;
*Kopjen e Certifikatës së Regjistrimit të Fermerit, të fermerit që i ka punësuar;
*Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar, të fermerit që i ka punësuar;
*Letërnjoftimin personal të tyre.
Ju faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin që keni treguar, ne do të vazhdojmë me krijimin e lehtësirave për ju fermerë dhe bujq të vyeshëm të Komunës së Rahovecit, sepse me vete bartni vlera m e të cilat krenohemi dhe identifikohemi si Komunë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...