Smajl Latifi akuzon qeverinë Kurti: Na kanë dëmtuar shumë

12:12 | 27 Qershor 2020
Arbresh.info

Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka ardhur si rezultat i dështimit të koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen, thotë nënkryetari i AAK-së, Smajl Latifi.

Duke folur për pritshmëritë e tij nga ky koalicion, Latifi që është kryetar i Komunës së Rahovecit, thotë se qeveria Kurti e ka dëmtuar këtë komunë.

Latifi këto i bëri të ditura në një intervistë për Arbresh.info.

“Besoj se Qeveria e re e di që s’duhet mi bë ato që i ka bërë Qeveria e kaluar. Këta duhet mi krye do punë që Qeveria e kaluar si ka bërë. Qeveria Kurti për ne si komunë ka ndalu shumë projekte. Përderisa edhe shtëpinë muze të Ukshin Hotit e kanë larguar s’mund të flasin më për patriotizëm neve na kanë dëmtua të fermerët na e kanë mbyll tregun dhe më buxhet. Ne jemi dëmtua nga Qeveria Kurti shpresoj që kjo Qeveri e re të na ndihmojë”, u shpreh ai.

Nënkryetari i AAK-së, ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

Sipas tij ndonëse  nuk është proces i lehtë, ai thotë se të gjithë duhet të jemi të bashkuar në këtë proces.

“Dialogu është temë që i takon të gjithëve. Të gjithë duhet me ditë që ku nuk guxon mu prek. Nuk guxon mu prek 17 shkurti pasi që ekziston mundësia të zhbëhet Kosova. Duhet me i ruajt të arriturat e deritashme”.

Kjo është intervista e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme