Gjykata e OKB-së për krimet e luftës në Jugosllavi paditi Presidentin Sllobodan Millosheviç dhe katër zyrtarë të tjerë të lartë për akuzat për krime lufte pikërisht më 27 maj 1999.
Ekziston një bazë e besueshme për të besuar se këta të akuzuar janë përgjegjës penalisht për dëbimin e 740,000 shqiptarëve të Kosovës dhe për vrasjen e 340 shqiptarëve të Kosovës”, kishte thënë asokohe Louise Arbor, kryeprokurori , në një konferencë shtypi në Hagë.
Përveç Millosheviç, të tjerët të paditur janë presidenti i Serbisë, Milutin Milutinoviç; zëvendëskryeministri i Jugosllavisë, Nikola Sainoviç; shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Jugosllave, Dragoljub Ojdaniç; dhe Vlajko Stojiljkoviç, ministri i punëve të brendshme të Serbisë.
Beogradi e hodhi poshtë akuzat dhe e pati quajtur gjykatën si një shtojcë të NATO-s, por aktakuza u kritikua gjithashtu nga Jean-Pierre Chevenement, ministri i brendshëm i Francës. “Nuk e miratoj këtë iniciativë, por nuk i shërben paqes”, tha ai.
Kundërshtarët e Millosheviçit i bënin jehonë kritikave. “Tani Millosheviç është vënë në një qoshe dhe nuk ka nxitje që ai të bëjë kompromis”, tha Vojin Dimitrijeviç, drejtor i Qendrës së Beogradit për të Drejtat e Njeriut.
Sulmet e NATO-s
Avionët e NATO-s fluturuan në një rekord prej 741 fluturimesh gjatë 24 orëve të operacionit të Forcave Aleate, për të shkatërruar mbrojtjen ajrore të Serbisë. NATO tha se të gjithë avionët ishin kthyer në mënyrë të sigurt në bazat e tyre.
Presidenti Clinton dha një deklaratë drejtuar refugjatëve të dëbuar shqiptarë nëpërmjet Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë “Ju e keni lënë Kosovën me një qëllim, që të ktheheni në siguri. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj NATO po punojnë për këtë synim”, tha ai në knalet e gjuhës serbe edhe shqipe. “Do të duhet kohë, por me forcën tuaj dhe vendosmërinë tuaj nuk ka dyshim se çfarë do të jetë rezultati. Fushata e spastrimit etnik në Kosovë do të përfundojë dhe do të ktheheni”.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...