Ministri slloven i Punëve të Jashtme, Miro Cerar, ka demantuar të mërkurën spekulimet e mediave të Beogradit se Lubjana do të tërheq pavarësinë e Kosovës.
Në pyetjen nëse qeveria sllovene do të heqë dorë nga njohja e Kosovës, pyetje të cilën ia parashtroi në seancën parlamentare kryesuesi i Partisë Nacionale Sllovene, Zmago Jelinçiq, shefi i diplomacisë sllovene tha se qëllime të këtilla nuk ekzistojnë.
“Mendoj se kemi pasur bazë që Kosovën e kemi njohur si shtet”, ka thënë Cerar, dhe ka shtuar se Sllovenia është e vetëdijshme që në këtë hapësirë megjithatë ekzistojnë “disa çështje të hapura”, transmeton agjencia kroate e lajmeve “Hina”.
Sikurse edhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, Sllovenia e njohu pavarësinë e Kosovës në pjesën e parë të vitit 2008, në kohën kur ky shtet po kryesonte presidencën gjashtëmujore të BE-së.
Në pyetjen e deputetit të Partisë Demokratike, pensionisti Ivan Hrshak, se cili është qëndrimi i Sllovenisë në lidhje me ngjarjet në Serbi, për protestat opozitare kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Cerar tha se Sllovenia me kujdes po e përcjell gjendjen dhe se është e shqetësuar.
Kujtojmë se ditë më parë, mediat në Serbi raportuan se deputeti slloven dhe nënkryetari i Partisë Kombëtare sllovene, Jani Ivanush, mendon se çnjohja e Kosovës është proces real edhe në kuadër të Bashkimit Evropian.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...