Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të qëndrimit në Slloveni, zhvilloi takim bilateral me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar.
“Sllovenia dhe Kosova gëzojnë miqësi tradicionale dhe ndajnë vizionin e përbashkët për stabilitetin dhe për vlerën evropiane. Mbështetja e Sllovenisë për Kosovën, në zhvillim ekonomik, dhe veçanërisht në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtare është me rëndësi të madhe “, tha Kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj tha se Sllovenia ka qenë dhe vazhdon të jetë një partner shumë i rëndësishëm i Kosovës, përmes mbështetjes gjithanshme në të kaluarën dhe se kjo ekonomi dhe politikë partnere duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Sllovenia ka luajtur një rol të veçantë që Kosova të marrë kryesimin e SEECP-së për vitin 2019-2020. Jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj në nisma rajonale dhe në rrugën tonë euroatlantike.Shtetet tona dhe Ballkani Perëndimor kanë vendin brenda Bashkimit Evropian “, tha Kryeministri Haradinaj.
Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, tha se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
“Kosova luan një rol të rëndësishëm në stabilitet dhe paqe në rajon dhe mbështetja e Sllovenisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në rrugën evropiane të Kosovës dhe në përfundimin e bisedimeve me Serbinë”, tha kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, duke shprehur mbështetjen edhe në transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e vendit.
Në këtë takim mes kryeministrit, kryeministri Haradinaj tregoi edhe për arritjet e vendit në përmirësimin e ambientit ekonomik, në forcimin e rendit dhe ligjit dhe punën e Qeverisë së Kosovës drejt afrimit të vendit me familjen evropiane.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut