Google ADS

Sllovenia i del në ndihmë Kosovës pas taksës

07:46 | 26 Nëntor 2018
Arbresh.info

Oda Sllovene e Bizneseve në Prishtinë, njofton se po u ofron mundësinë bizneseve kosovare për furnizim me mallra të ndryshme nga prodhues slloven.

Oda me anë të një njoftimi shprehet se do të përkrahen bizneset kosovare në gjetjen e partnerëve-prodhuesve.

“Ofrojmë mbështetje edhe për kompanitë të cilat kanë interesa për know-how dhe fillimin e prodhimit në vend. Prodhime kualitative te njohura për Evropën dhe interesante për ne janë sektori i biskotave, uji dhe uji me aromatizues, vajrat e ndryshme si ai i ullirit, kungullit, arrës, etj., të cilat në tregun tonë konsumohen shumë, ndërsa ne kemi vetëm një ofertë shumë të cektë për këtë. Kemi bashkëpunim të ngushtë me Odën Ekonomike Sllovene dhe kompani sllovene, ne jemi të gatshëm për t’iu përkrahur”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të mërkurën, Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksën prej 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake që vijnë në drejtim të Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme