Një grup i të rinjëve, miq e shokë së bashku me profesorë, kanë vendosur që përmes një aktiviteti që do të organizojnë sot para Biblotekës Kombëtare të ushtrojmë presion tek organet kompetente të drejtësisë që të veprohet drejtë këtë herë nga Gjykata e Apelit në rastin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, të cilët tashmë janë të dënuar me mbi 21 vite burg.
“Lëvizja Studentore për Barazi-STUDIM KRITIKË VEPRIM, bën thirrje për studentët e profesorët e Universitetit të Prishtinës, për të gjitha organizatat studentore, për të gjitha organizatat jo-qeveritare, që të bashkohen në aktivitetin e një grupi të studentëve vullnetarë – e aktiv, për kërkesat e tyre të drejta dhe të guximshme, për Lirimin e Studentëve, e Aktivistëve. Sot të gjithë aktivistë, qytetarë, studentë, profesor, të jemi para Bibliotekës Kombëtare, duke filluar nga ora 12:00, të bashkohemi për të mbrojtur studentin nga padrejtësitë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Postimi i plotë:
Astrit Dehari, Egzon Haliti, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, dhe Petrit Ademi u arrestuan me 29 gusht 2016. Përpos që u mbajtën dhunshëm në paraburgim, e atyre u mohuan të drejtat themelore dhe liritë individuale, me 5 nëntor të vitit 2016, në burgun e Prizrenit vdiq dhunshëm aktivisti Astrit Dehari. Astritit i’u mohua edhe jeta. Ndërkaq gjykata me 17 nëntor 2017, dënon aktivistët tjerë me gjithsej 21 vjet burg, përkundër të gjitha provave, dëshmive, hulumtimeve që vazhdimisht vërtetonin pafajësinë e tyre.
Gjykata u bë shurdhe në mënyrë selektive, nuk dëgjonte ekspertizen e FBI, as ekspertizën vendore, që dëshmonte vetëm pafajësi. Gjykata nuk ishte spektatore, përkundrazi u bë regjisore. Regjisore e skenarit, në të cilin, aktivistët do të duhej të luanin rolin, qoftë edhe në pafundësi, derisa ta bënin siç duhet. Pra rolin në skenën e montuar, ku aktivistët janë aktorë pa vullnetin e tyre, ndërsa dora e pushtetit do të jetë ajo e publikut që duartroket nga magjepsja me skenarin e ndërtuar.
Me 9 shkurt 2018 në Kuvend u miratuan tri pikat e mocionit të propozuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!: hetim i pavarur ndërkombëtar i çështjes ndaras nga hetimi për rastin e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit; hetim i përgjegjësive në hierarkinë e lartë të Policisë së Kosovës, të përfshirë në inskenimin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit më 4 gusht 2016; dhe në fund hetim dhe marrje në përgjegjësi ligjore të të gjithë personave përgjegjës në hierarkinë shtetërore, për përndjekjen e aktivistëve dhe për vdekjen e Astrit Deharit.
Kjo është përmbajtia e propozimit që e miratoi me 9 shkurt, organi më i lartë i Republikës. Si është e mundur që përpos të gjtha provave të tjera që vërtetojnë të kundërtën e vendimit të Gjykatës Themelore, në të njejtën kohë nga institucioni më i lartë i shtetit të pranohet paturpësisht, se rasti është i inskenuar, e prap vendimi i gjykatës të jetë në fuqi. Si është e mundur që një institucion të dënoj aktivistët, qytetarët, studentët e Republikës, e tjetri të vërtetoj inskenimin. Në tri pikat e mocionit nuk aludohet në dyshim për inskenim. Në organin më të lartë të Republikës shprehimisht pranohet, votohet, miratohet një dokument në të cilin qartazi pranohet se gjykimi, dënimi, ishin inskenim. Me 22 shkurt 2018, Gjykata e Apelit do të mbaj seancë, për aktivistët, por paradoksalisht objekti e subjekti në këtë ditë do të ndërrojnë vendet e tyre. Në bankën e të akuzuarit do të jenë gjyqtarët, e gjykimi i tyre, do të jetë vetë testi të cilin ata duhet ta kalojnë. Në aktgjykimet e gjykatave gjithmonë fillohet me parathënjen “Në Emër të Popullit”, prandaj vendimi i kësaj gjykate duhet të jetë jo vetëm formalisht, por edhe përmbajtësisht në emrin e popullit.
Për vendimin, gjykimin, mbajtien padrejtësisht në burg, në paraburgim, e arrest shtëpiak, pastaj arrestimi që i parapriu hetimit, inskenimin, montimin e rastit, për të gjitha këto duhet të jepet përgjegjësi. Prandaj vendimi i vetëm i drejtë, është ai që ka për rezultat Lirimin e Aktivistëve! Ne nuk do harrojmë! E krimi nuk vjetërohet!
Ju ftojmë të bashkangjiteni, nga ora 12:00, tek Biblioteka Kombëtare e Universitetit të Prishtinës, per të kërkuar bashkërisht: Lirimin e Aktivistëve! Lirimin e Studentëve! Lirimin e Qytetarëve!
Lëvizja studentore për barazi: STUDIM KRITIKË VEPRIM,
Prishtinë, 20 shkurt 2018
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...