Gareth Bale po vazhdon të tërheq interesim te një numër i madh klubesh.
Ylli uellsian e ka të sigurt largimin nga Real Madrid, me trajnerin Zinedine Zidane që nuk llogarit në shërbimet e tij.
Inter Miami i David Beckham, po punon shumë për një transferim të Bale në MSL, por ofertat nuk mungojnë edhe nga Premierliga.
Ish skuadra e tij, Tottenham, gjithashtu po mban sytë tek të gjitha lëvizjet e Bale, duke mos përjashtuar mundësinë për rikthimin e tij në Londër.
Por, sipas FourFourTwo, është tani edhe Newcastle që ka hyrë në garë për Bale, duke ofruar një pagë të mirë për të, e po ashtu edhe një ofertë të kënqshme për Real Madrid, prej 60 milionë euro. përcjell lajmi.net.
Newcastle United shumë shpejtë do të bëhet me pronar të rinj, të cilët kanë përgatitur një projekt gjigant për skuadrën e Premierligës, për të shndërruar atë në një fuqi të madhe evropiane në futboll.
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin
Ti mendon se e di si të shohin të tjerët, por a është vërtet...
Mënyra se si qëndroni u zbulon njerëzve se çfarë vërtet mend...