Integrimi i pjesëtarëve të të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” në institucionet e Kosovës, po shkon drejt fundit.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 31 mijë euro për integrimin e personelit nga fondi i kontingjentit për “Mbrojtjen Civile”, e cila për shumë vite është konsideruar paralele me veprim në veri të Kosovës.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e së mërkurës dhe sipas ministres Edita Tahiri, një vendim i tillë e rrumbullakon zbatimin e marrëveshjes, për zhbërjen e të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”.
Por, analistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile e shohin me skepticizmin këtë integrim. Arton Demhasaj nga organizata“ÇOHU”, dyshon se do të ketë një integrim të mirëfilltë të pjesëtarëve të “Mbrojtjes Civile” në institucionet e Kosovës.
Kurse, analisti Imer Mushkolaj, thotë se ekzekutivi do të duhet ta kushtëzonte dialogun në Bruksel me zhbërjen e strukturave paralele.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...