Pakkush beson se më 3 mars do të hapet ura e Ibrit për qarkullim të njerëzve dhe të automjeteve, ashtu siç ka paralajmëruar Frederika Mogerini, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme. Skepticizmi i mitrovicasve vjen nga fakti se punët në revitalizimin e urës nuk do të mund të përfundojnë deri më 3 mars, pasi që ato ishin ndërprerë krejtësisht dhe kishin vazhduar vetëm atëherë kur Mogerini kishte paralajmëruar se ura do të hapet më 3 mars.
Faruk Mujka, nënkryetar i Mitrovicës, thotë se bazuar në dinamikën e punëve që janë duke u zhvilluar në revitalizimin e urës, ato nuk do të mund të përfundojnë deri më 3 mars 2017. Sipas tij, të paktën punët nuk mund të përfundojnë në mënyrë kualitative, pasi që një kohë punët nuk janë zhvilluar fare.
“Nuk jam profesionist i fushës së ndërtimit dhe nuk mund të them se a mund të kryhen punët, apo jo deri më 3 mars, por shikuar sipas dinamikës së punimeve, ende është larg përmbyllja kualitative e projektit të revitalizimit të urës. Megjithatë unë shpresoj se deri më 3 mars do të kryhen punët. Ne në Komunë nuk kemi asgjë zyrtare lidhur me datën e hapjes solemne të urës”, ka thënë Mujka, i cili ka shtuar se në anën tjetër të urës serbët janë duke punuar në ndërtimin e sheshit, respektivisht të zonës së këmbësorëve. “Ata po punojnë, po shihen duke punuar”, tha nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, për “Zërin” të enjten.
Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka thënë prerë se ura nuk do të hapet për qarkullim të automjeteve derisa të përfundojnë punët në revitalizimin e rrugën “Mbreti Petër I”, respektivisht ndërtimi i zonës së këmbësorëve. Sipas tij, kjo punë do të marrë kohë. ..
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...