Demarkacioni me Malin e Zi vështirë se do të ratifikohet edhe nëse kryesia e Kuvendit të Kosovës e procedon për ratifikim në Kuvend.
Derisa, pritet që nesër Kryesia e Kuvendit ta procedojë apo jo marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, të martën do të vijë në Kosovë kryeministri i Malit të Zi.
Pavarësisht kësaj, disa nga anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, nuk presin që kjo marrëveshje të përmbyllet suksesshëm dhe që një vizitë e tillë te ketë ndikim në këtë aspekt.
Armend Zemaj i LDK-së ka thënë se nëse demarkacioni nuk ratifikohet vendi do të shkojë drejt izolimit.
“Loja që po mendon ta luajë Qeveria e Kosovës ta luaja lojën e kauzës së tyre që nuk ka pasur në efekt, tregon qasjen e tyre të izolimit”, tha ai.
Kurse Ahmeti Isufi nga AAK-ja e ka fajësuar BE-në që i ka vendosur kushte specifike Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Komunikimi i mirë mes qeverisë së Kosovës dhe BE-së do t’ua mundësonte qytetarëve të Kosovës që sa më shpejt të përfitojnë nga liberalizimi i vizave”, tha Isufi.
Nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe deputetja, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku thotë se demarkacioni nuk është kushti i vetëm për vizat.
Ndryshe kryeministri malazez, Dushko Markoviq, i cili të martën vjen për vizitë në Kosovë, ka deklaruar dje se Demarkacioni është çështje e kryer për Malin e Zi.
Edhe pse demarkacioni nuk është në agjendën e tij gjatë vizitës në Kosovë, ai tha se mund ta diskutojë këtë temë, nëse e hap kryeministri kosovar, Haradinaj.
“Demarkacioni është temë e kryer për Malin e Zi. Marrëveshja e nënshkruar nga të dy shtetet kurse Mali i Zi e ka ratifikuar në parlament këtë marrëveshje. Mali i Zi e ka kryer obligimin e vetë. Jam i besimit se Parlamenti i Kosovës do të ratifikojë marrëveshjen. Zvarritja nuk i ndihmon zgjidhjes”, tha Markoviq.
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...