Skënderbeu është mposhtur nga skuadra serbe në Beogard nën brohoritjet e pandalshme të tifozëve “Kosova është Serbi”.
Klubi serb, Partizani ka siguruar tri pikët e para në Evropa Ligë duke mposhtur korçarët me rezultat 2 me 0 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt të fazave grupore, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes pa gola 0 me 0 javë më parë, skuadra e trajnerit Ilir Daja ka pësuar disfatën e dytë në Evropa Ligë pas asaj në xhiron e parë ndaj Dynamo Kievit 3 me 1.
Goli i epërsisë për klubin serb erdhi në minutën 39′ të pjesës së parë. Mesfushori anësor Zoran Tosic realizoi gol përmes gjuajtjes nga goditja e lirë.
Pavarësisht brohoritjeve “Kosova është Serbi” nga tifogrup i famshëm serb Grobari dhe presionit të vazhdueshëm emocional për shkak të historisë, mysafirët arritën të krijonin disa shanse të mira duke realizuar edhe një gol brenda pjesës së parë, por gjithçka u mohua pasi Jashanica ishte në pozitë jashtë loje.
Nikoqirët realizuan golin e dytë dhe të fundit në këtë ndeshje pas një shpërqendrimi të plotë nga mbrojtja e Ilir Dajës.
Për shkak të presingut nga Ognjen Ozegovic, Lilaj humbi topin dhe këtu përfitoi sulmuesi kamerunas Leandre Tawamba që shënoi për 2 me 0 në minutën e 66′.
Takimi në stadiumin Partizan është zhvilluar nën një siguri të lartë, ku numri i forcave policore është trefishuar në 700.
Partizani, i cili tani qëndron në pozitën e dytë të Grupit B me tri pikë më shumë se Skënderbeu më fund të tabelës, pritet të dënohet nga UEFA për shkak të brohoritjeve ofenduese të tifozëve./arbresh.info/
http://www.dailymotion.com/video/x67ed6c
http://www.dailymotion.com/video/x67e7lj
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe