Google ADS

Skenderaj, vjehrri kërcënon renë që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e tij

09:31 | 5 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Policia e Kosovës përmes raportin 24 orësh, bën të ditur se ka ndodhur një rast kërcënimi në Skenderaj.

Një femër ka raportuar në polici se, vjehrri i vajzës së saj ka kërcënuar renë e tij duke kërkuar nga ajo që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e tij, transmeton arbresh.info

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimi është liruar në procedurë të rregullt.

“Skenderaj 27.11.2021 – 17:00. Me 04.12.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur vajzën e saj duke kërkuar nga ajo që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme