Pas lirimit nga taksa në biznes, në kuadër të përkrahjes së bizneseve të vogla dhe ideve inovative, sot komuna e Skenderajt ka nënshkruar kontratat për grante me 27 përfituesit e thirrjes publike.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave kryetari Jashari u shpreh i lumtur që sot u nënshkruan kontratat për grante me 27 përfitues të cilët sipas tij me mjetet e ndara nga Komuna do të sigurojnë pajisjet e tyre të cilat përveç që do të lehtësojnë punën e biznesit do të sjellin edhe përfitime financiare.
“Me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik të komunës, punësimit të të rinjve dhe përkrahjes së tyre në realizimin e ideve kreative biznesore dhe fuqizim të bizneseve të vogla, si qeverisje komunale gjatë mandatit tim kemi dhënë dhe po japim për çdo vit grante të ndryshme nga buxheti i komunës e po ashtu edhe nga bashkëfinancimi me donator si organizata gjermane HELP dhe organizata tjera”, tha Kryetari Jashari.
Tutje Jashari deklaroi që vitin e kaluar si komunë kemi mbështetur gjithsej 41 përfitues, 25 bashkë me organizatën “HELP” dhe 16 nga buxheti i komunës sonë, këtë vit po mbështesim 27 përfitues kurse vitin që vjen mbështetja do të jetë edhe më e madhe.
Po ashtu në kuadër të drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Jashari tha që kemi trajnuar mbi 100 të rinjë të komunës sonë në fushën e dizajnit grafik dhe zhvillimit të webit, ku falë njohurive të fituara nga këto trajnime pjesa dërmuese e të rinjve janë punësuar.
Në fund kryetari Jashari u premtoi bizneseve që si komunë do të vazhdojmë të përkrahim bizneset dhe idetë e juaja kreative sepse në këtë mënyrë arrijmë të zhvillojmë ekonominë dhe të punësojmë rininë tonë pa pasur nevojë të migrojnë jashtë shtetit.
Nga ana tjetër qytetarët përfitues u shprehen falënderues ndaj kryetarit Jashari për mbështetjen që po ua bënë bizneseve dhe të rinjve në realizimin e ideve të tyre inovative./arbresh.info/
Me respekt,
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh