Skenderaj, përkrahen me grante 27 biznese të vogla dhe start-up

18:28 | 15 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Pas lirimit nga taksa në biznes, në kuadër të përkrahjes së bizneseve të vogla dhe ideve inovative, sot komuna e Skenderajt ka nënshkruar kontratat për grante me 27 përfituesit e thirrjes publike.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave kryetari Jashari u shpreh i lumtur që sot u nënshkruan kontratat për grante me 27 përfitues të cilët sipas tij me mjetet e ndara nga Komuna do të sigurojnë pajisjet e tyre të cilat përveç që do të lehtësojnë punën e biznesit do të sjellin edhe përfitime financiare.

“Me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik të komunës, punësimit të të rinjve dhe përkrahjes së tyre në realizimin e ideve kreative biznesore dhe fuqizim të bizneseve të vogla, si qeverisje komunale gjatë mandatit tim kemi dhënë dhe po japim për çdo vit grante të ndryshme nga buxheti i komunës e po ashtu edhe nga bashkëfinancimi me donator si organizata gjermane HELP dhe organizata tjera”, tha Kryetari Jashari.​

Tutje Jashari deklaroi që vitin e kaluar si komunë kemi mbështetur gjithsej 41 përfitues, 25 bashkë me organizatën “HELP” dhe 16 nga buxheti i komunës sonë, këtë vit po mbështesim 27 përfitues kurse vitin që vjen mbështetja do të jetë edhe më e madhe.

Po ashtu në kuadër të drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Jashari tha që kemi trajnuar mbi 100 të rinjë të komunës sonë në fushën e dizajnit grafik dhe zhvillimit të webit, ku falë njohurive të fituara nga këto trajnime pjesa dërmuese e të rinjve janë punësuar.

Në fund kryetari Jashari u premtoi bizneseve që si komunë do të vazhdojmë të përkrahim bizneset dhe idetë e juaja kreative sepse në këtë mënyrë arrijmë të zhvillojmë ekonominë dhe të punësojmë rininë tonë pa pasur nevojë të migrojnë jashtë shtetit.

Nga ana tjetër qytetarët përfitues u shprehen falënderues ndaj kryetarit Jashari për mbështetjen që po ua bënë bizneseve dhe të rinjve në realizimin e ideve të tyre inovative./arbresh.info/

Me respekt,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme