Google ADS

Skenderaj merr masa të reja për parandalimin e COVID-19

19:56 | 14 Mars 2020
Arbresh.info

Sot është mbajtur mbledhja e dytë e Shtabit Emergjent të kryesuar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në të cilën u vendos për marrjen e masave shtesë për parandalimin e infeksionit COVID-19:

Stacioni Policor në Skenderaj do të ofrojë asistencë sipas nevojës në zbatimin e vendimit të Qeverisë për ndalimin e hyrje daljeve të qytetarëve në Komunën e Klinës;

Vendosja e tendës me ekip mjekësor në hyrje të QKMF-Skenderaj, si masë preventive;

Sipas vendimit të Qeverisë ndërpriten menjëherë linjat e autobusëve nga Skenderaj në drejtim të Komunave tjera;

Ndalohet qarkullimi i autobusëve brenda territorit të Komunës së Skenderajt;

Sipas vendimit të qeverisë mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;

Pezullohen të gjitha aktivitetet e parapara nga Komuna e Skenderajt(diskutime publike) aktivitetet kulturore, sportive etj;

Ndalohen tubimet e çfarëdo natyre si masë preventive ndaj përhapjes së virusit;

Përveç mbylljes së tregut të kafshëve e automjeteve, mbyllet edhe tregu i gjelbër i qytetit të Skenderajt;

Pezullohen punët me palë në Komunën e Skenderajt, përjashtim rasteve urgjente;

Zyrtarët që punojnë me palë do të pajisen me mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese;

Mbyllen përkohësisht zyrat e gjendjes civile në bashkësitë lokale në Skenderaj;

Obligohen institucionet publike lokale që të lirojë nga puna zyrtarët me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;

Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të lirojnë nga puna (me pagesë) punëtoret me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;

Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të rrisin nivelin e higjienës dhe të dezinfektojnë hapësirat e punës;

Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që gjatë orarit të punës të përdorin mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese për secilin punëtor;

Inspektorati komunal vazhdon inspektimet 24 orë në teren, për të inspektuar dhe ndaluar rritjen e çmimeve artificiale të produkteve;

Vazhdon masa për dezinfektimin e institucioneve shkollore, shëndetësore, kulturore, sportive, shtëpisë për personat e moshuar etj;

Linja telefonike falas 194 e Qendrës Operative Emergjente Lokale, vazhdon të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme shëndetësore;

Personat që kanë dyshime se janë infektuar me virus të vetë izolohen dhe të kërkojnë ndihmë në linjën telefonike falas 194 ose 038/200 80 800, pa pasur nevojë të paraqiten në QKMF, ekipi mobil do të intervenojë shpejtë;

Inspektorati Komunal do të kujdeset për implementimin e vend imit të Qeverisë që institucionet publike dhe ato private të lirojnë njërin prind nga puna brenda kësaj periudhe të pezullimit të procesit mësimor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme