Kuvendi i Komunës së Skenderajt, me shumicë votash sot ka miratuar Hartën Zonale 2020-2028 dhe me këtë është bërë komuna e parë në Republikën e Kosovës, që ka kompletuar legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor, në harmoni me ligjin e ri të planifikimit hapësinor.
Sipas njoftimit të kësaj komune, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, pasi ka falënderuar grupin punës për hartimin e këtij dokumenti dhe Ministrinë e Ekonomisë e Ambientit si dhe UN-HABITAT-in për përkrahjen e dhënë në këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e komunës sonë.
Jashari ka deklaruar që i tërë procesi i hartimit të Hartës Zonale të komunës ka qenë transparent dhe i hapur, duke inkuadruar drejtpërdrejt edhe qytetarët dhe grupet e interesit në hartimin e këtij dokumenti strategjik të kësaj komune.
“Me hartën zonale 2020-2028 qyteti jonë do të merr pamje të re, do të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm gjithëpërfshirës dhe i baraspeshuar i planifikimit hapësinor për tërë territorin e komunës. Po ashtu me këtë dokument strategjik do të sigurohet shfrytëzimi i përshtatshëm i tokës, mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, duke hapur rrugë për investime, zhvillim ekonomik e turizëm”, është shprehur Jashari, raporton arbresh.info.
Kryetari Jashari tutje ka thënë që duke u bazuar në këtë dokument, synojmë që të krijojmë kushte të përshtatshme për biznese për të gjeneruar vende të reja të punës, investime të reja dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Ne emër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, foli zv/Ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakija- Deva, e cila përgëzoi Kryetarin Jashari dhe komunën e Skenderajt për suksesin e arritur me hartimin dhe miratimin e hartës zonale.
Drejtoresha e Urbanizmit, Sanije Ahmeti dhe Sami Stagova nga UN-HABITAT kanë prezantuar hartën zonalë para asamblistëve dhe janë përgjigjur në pyetjet e tyre.
Pas debatit nga asamblistët, me shumica votash është miratuar Harta Zonale e Komunës së Skenderajt 2020-2028./arbresh.info/
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Policia jep detaje per therjen me thikë në Lipjan
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...