Dikush ia ka ngatërruar shkronjat emrit të komandantit legjendat Adem Jashari, e kjo ngatërresë ka ndodhur pikërisht në vendlindjen e Adem Jasharit, shkruan arbresh.info.
Në vend të Adem, dikush e shkroi Adam, mbishkrim ku i vendosur në qytet nga Komuna e Skenderajt, për shënimin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryetari I Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është dhe nipi i Adem Jasharit.
“E kuptoj që shtypjen e materialeve e bëjnë individ apo kompani të caktuara mirëpo asnjëherë nuk duhet lejuar që të na ikin gabime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla dhe figura historike si ajo e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Gabimet e tilla nder të tjerash shpërfaqin interesimin e pushtetit aktual për historinë dhe trajtimin ndaj atyre që dhanë gjithçka për Ne dhe Lirinë që sot po e gëzojmë”, tha Jashari.
Tutje ka kërkuar nga komuna të kërkojnë falje dhe ta largojnë banderolën e shkruar gabim.
“Me këtë rast më e pakta që do të duhej të bënin ata që sot udhëheqin me Skenderajn do të ishte kërkim falja dhe ndërrimi sa më i shpejtë i atyre materialeve fyese”, shkroi Jashari në Facebook./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...