Dy pacientë të prekur me koronavirus kanë vdekur sot në Skenderaj.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook.
“Me keqardhje ju njoftoj se në komunën tonë kemi dy vdekje nga COVID-19”, ka shkruar Jashari.
Jashari u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave, ndërsa ka bërë apel tek qytetarët që të mbajnë maska dhe distancën sociale.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me keqardhje ju njoftoj se në komunën tonë kemi dy vdekje nga COVID-19.
Viktima e parë ishte nga fshati Rezallë, kurse rasti i dytë, veteran i UÇK-së dhe mirëmbajtës në shkollën fillore të mesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz.
Ngushëllime familjes Aruqi e Rushiti dhe miqëve të këtyre familjeve.
Qytetarë të nderuar, uroj që të mos kemi më viktima nga ky virus, kurse të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë.
Rreziku është ende evident, virusi mund të na marrë jetët tona, andaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i përmbahemi masave preventive.
Mbani maskat dhe distancën mes individëve!
Pa panik, por me kujdes të shtuar!/arbresh.info
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...