Skenderaj bëhet me kullën e Eiffel-it (VIDEO)

22:23 | 9 Maj 2017
M. A.

Një objekt që pak a shumë i ngjan kullës së Eiffel-it në Paris, është ndërtuar nga të rinjtë e Skenderajt, me dërrasa e bulona për nder të 9 majit, Ditës së Evropës.

E pranë saj, ata hapën një ekspozitë me fotografi të qytetit të tyre, e cila ishte menduar të organizohej në kryeqytetin francez.

Por, pamundësia për t’u pajisur me viza shengen, rinise së Skenderajt i mohoi mundësinë që në ditën e Evropës, bukuritë e komunës së tyre t’i ekspozojnë pranë kullës së vërtet të Eiffel-it.

E nëse liberalizimi i vizave nuk ndodhë, me shumë gjasë as kësi lloj organizimesh për shënimin e 9 majit më nuk do të ketë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme