Është identifikuar, asgjësuar dhe groposur një sasi e mishit prej 300 kg, pa dokumentin e deklarimit dhe i prishur, fal bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës, kur Policia e Kosovës ka identifikuar automjetin që po transportonte mishin. Në këtë rast, është ftuar Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Skenderajt dhe Prokuroria, që kanë ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personit të kapur në flagrancë.
Sasia e mishit është asgjësuar dhe groposur sipas procedurave të kërkuara, nga Kompania “Uniteti”.
Pas këtij rasti, ka reaguar edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, i cili ka thënë se shëndeti publik dhe jeta e qytetarit, janë të shenjta.
“Dhe derisa janë të tilla, do të godasim me forcën e ligjit kudo që ka veprime të paligjshme në tregti, veçmas në rastet kur haset në shitje të gjerave ushqimore me afat të skaduar.
Fal koordinimit dhe bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë dhe Prokurorisë, janë identifikuar, asgjësuar dhe groposur rreth 300 kg mish”, është shprehur Nura, duke i ftuar të gjithë qytetarët të lajmërojnë Inspektoratin dhe organet tjera relevante, për cdo parregullsi apo shkelje ligjore. /arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...