Skenderaj, arrestohet një i dyshuar për veprën ‘vrasje në tentativë’

18:30 | 5 Prill 2023
E.H

Një person është arrestuar në fshatin Rezallë të Skenderajt pasi ka sulmuar me shufër metalike viktimën, 67 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur.

Siç njofton policia, viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Kurse i dyshuari, E.A., 32 vjeç i është caktuar masa e ndalimit policor, njofton Policia e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme